Aktualitet

A do thirret Rama për skandalin e të dhënave personale? Imeraj jep përgjigjen

24 Dhjetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
A do thirret Rama për skandalin e të dhënave personale? Imeraj

TIRANË – Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj iu shmang pyetje nëse kryeministri Edi Rama do të thirret për të dhënë dëshmi në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave persona të 900 mijë qytetarëve shqiptarë pasi kreu i qeverisë u shpreh se kjo është bërë për të destabilizuar vendin.

Imeraj tha para mediave se sot po publikohen rezultatet e hetimeve disa mujore për operacionin “Komunikimi” si dhe në të ardhmen do të publikohen dhe emrat e autorëve përgjegjës të skandalit të të dhënave personale të shqiptarëve.

Pyetje: Nga kanë dalë këto të dhëna personale? Kryeministri Rama tha se ka dyshime që këto të dhëna kanë dalë për të krijuar destabilitet? A do e thërrisni kryeministrin që të japë dëshminë e tij dhe t’iu ndihmojë në këto hetime?

Elisabeta Imeraj: Ne jemi këtu sot për të dhënë të dhënat hetimore për një hetim prej disa muajsh. Për çështjen në fjalë do flas shkurt. Prokuroria Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda kuadratit të lejuar nga ligji. Deri në fund të hetimit veprimet do të jenë intensive dhe do konkludohet me vendimmarrje konkrete. Normalisht që do kemi autorë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elisabeta imeraj skandali me te dhenat personale edi rama elisabeta imeraj skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll