Aktualitet

Vjedhje, kanosje dhe kanabis! Tre të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

24 Dhjetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Vjedhje, kanosje dhe kanabis! Tre të arrestuar në Tiranë, dy

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. I riu 24-vjeçar është arrestuar për mbajtje pa leje të armë të gjuetisë. Ndërkohë 35-vjeçari me iniciale E.XH dhe një 48-vjeçar janë vënë në pranga nga policia për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim: – E. L., 24 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

– E. Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 44 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur shtetasin Y. N., 56 vjeç.
—-
Me datë 23.12.2021, gjatë natës, në fshatin Luz i Vogël, në Qendrën Shëndetësore të fshatit, është vjedhur një laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane arrestohen tre persona tirane arrestim ne tirane arrestohen tre persona tirane

Sondazh

Poll