Bota

Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani

24 Dhjetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani

GJERMANI- Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se sipas organit shëndetësor të Institutit Robert Koch, personi që vdiq ishte i moshës 60-79 vjeç.  Gjermania ka regjistruar gjithashtu një rritje të infeksioneve omicron ditët e fundit.

Sipas shifrave të RKI-së, 70.5 për qind e popullsisë në mbarë vendin është vaksinuar plotësisht deri më tani dhe 33.8 për qind kanë marrë injeksionin përforcues.

Kancelari i ri Olaf Scholz ra dakord për një sërë kufizimesh të reja për koronavirusin me 16 udhëheqësit rajonal të Gjermanisë. Rregullat do të hyjnë në fuqi nga 28 dhjetori në një përpjekje për ta kufizuar përhapjen e variantit të ri dhe për t`i inkurajuar qytetarët që hezitojnë që të paraqiten për vaksinim.

(f.i/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermani omicron gjermani omicron

Sondazh

Poll