Bota

Polici në SHBA qëllon të dyshuarin, vret padashje adoleshenten brenda në dyqan

24 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Polici në SHBA qëllon të dyshuarin, vret padashje adoleshenten

SHBA Policia e Los Anxhelosit qëlloi për vdekje ditën e djeshme një vajzë 14-vjeçare, e cila ishte brenda dhomës së zhveshjes së një dyqani gjatë një  aksioni për të kapur një të dyshuar që kishte sulmua një grua më parë.

Sipas KUTV, policia gjithashtu vrau burrin e dyshuar. Nuk janë bërë të dituar emrat e personave. Gruaja e cila ishte sulmuar nga burri më parë është dërguar në spital me lëndime të rënda. Të shtënat ndodhën rreth orës 11:45 të mëngjesit në një dyqan në Burlington, pjesë e një zinxhiri të njohur më parë si Fabrika e Palltove Burlington, në zonën e Hollivudit verior të San Fernando.

Kapiteni i policisë së Los Anxhelosit Stacy Spell tha se oficerët hapën zjarr kur panë të dyshuarin duke sulmuar një person tjetër. I dyshuari u godit nga plumbat e oficerëve dhe u vra. Një nga plumbat kaloi nëpër një mur të dhomës së zhveshjes dhe goditi vajzën 14-vjeçare të cilën më vonë e gjetën brenda të vdekur. Hetuesit nuk e dinë ende nëse adoleshentja ishte në dhomën e zhveshjes përpara se të fillonte dhuna apo vrapoi atje për t’u fshehur.

Imelda Garcia tha se motra e saj punon në dyqan dhe ishte në pushim kur dëgjoi të shtëna armësh dhe të gjithë filluan të vrapojnë. Garcia tha se ajo foli me motrën e saj në telefon dhe se ajo është mirë, por dukej me të vërtetë nervoze. Policia shoqëroi njerëzit nga dyqani gati dy orë pas të shtënave.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota los angeles shba vritet adoleshentja ne shba los angeles shba vritet adoleshentja ne shba

Sondazh

Poll