Bota

Ramush Haradinaj kritikon qeverinë: Keni penguar investimet në energji

24 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj kritikon qeverinë: Keni penguar investimet në energji

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga seanca e Kuvendit e ka kritikuar qeverinë për mos investim në energji. Mediat vendase raportojnë se Haradinaj teksa ka folur për mungesën e investimit në energji, po ndalon emigrantët të kthehen në Kosovë, duke mbajtur orën policore. Haradinaj ka kërkuar nga qeveria të heqë orarin kufizues.

“Kjo Qeveri që ka penguar me çdo mjet investimet në energji, së fundi kjo qeveri po pengon diasporën tonë, ata që i kanë ndihmu me ardhë në pushtet po i dënon me pritje në kufi dhe që e mban orën policore. E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë emigrantët në Kosovë”,– ka thënë Haradinaj.

LAJMI KRYESOR: Nis Kuvendi i Kosovës/ Deputetët diskutojnë krizën energjitike, në rend dite 38 pika

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021 ramush haradinaj seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021

Sondazh

Poll