Bota

Ukrainasit anashkalojnë pushtimin rus, përgatiten për festë

24 Dhjetor 2021, 11:59 Nga DOSJA
Ukrainasit anashkalojnë pushtimin rus, përgatiten për festë

UKRAINË- Rusia po kërcënon me luftë Ukrainën , por në Kiev po vendosen pemët e Krishtlindjeve në vend të njoftimeve për strehimoret për bomba. The guardian shkruan se pavarësisht konfliktit të afërt me Rusinë, ukrainasit presin organizimin e koncerteve në vend.

“Do ta kaloj Vitin e Ri me familjen dhe miqtë në shtëpi, edhe pse jam e sigurt se do të ketë shumë ndeja në Kiev. Në rrethin tim shoqëror, askush nuk po flet për luftë”,– tha Olya Simbirova, 25 vjeçe, që punon një një sallon për flokë në qendër të kryeqytetit.

Kievi është më shumë se 700 kilometra larg vijës së frontit, ndonëse disa raportime sugjerojnë se Rusia, do të mund ta rrethonte kryeqytetin bashkë me qytete tjera të mëdha në lindje, sipas një ankete të Institutit Ndërkombëtar të Kievit për Sociologji, gjysma e ukrainasve do t’i rezistonin pushtimit rus duke i marrë armët në dorë ose përmes rezistencës civile, jo shumë besojnë se do të thirren për ta bërë këtë ose nuk po nguten që të përgatiten.

“E kemi dëgjuar tërë këtë aq shumë herë në vjetët e fundit dhe zakonisht është thjesht hiperbolizim”, -tha Simbirova.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll