Bota

U zhduk pasi u kthye nga Gjermania, rifillon kërkimi për trupin e Mirjeta Zekës

24 Dhjetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
U zhduk pasi u kthye nga Gjermania, rifillon kërkimi për trupin e

KOSOVË- Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia kanë filluar sërish kërkimet për trupin e zhdukur të Mirjeta Zeka-Shabanit. Klankosova shkruan se ekipet po zhvillojnë kërkime në lumin Sitnica.

Mirjeta Zeka Shabani u zhduk në 31 Marsi e vitit 2019 në ditën e fundit të qëndrimit të saj në Kosovë, pasi ajo jetonte në Gjermani. Që nga ajo kohë, dyshimet për zhdukjen e saj janë përqendruar tek burri i saj.

Kërkime janë bërë edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi që dyshohej se trupi i saj gjendet afër lumit Ibër, por që nuk është hasur në vendndodhjen e viktimës.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove mirjeta zeka kosove mirjeta zeka

Sondazh

Poll