Bota

Kuvendi në Kosovë/ Haxhiu: Qytetarët nuk dinë a janë me grip sezonal apo me omicron

24 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Kuvendi në Kosovë/ Haxhiu: Qytetarët nuk dinë a janë me

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur shqetësimin për ngjashmërinë e simptomave të gripit sezonal me ato të variantit Omicron të virusit Covid-19. Mediat vendase raportojnë se Haxhiu gjatë seancës plenare në kuvend ka thënë se situata është alarmante.

“Situata me pandeminë Covid-19 në muajin e fundit në vendin tonë ka qenë me tendencë të rritjes por ishte e qetë. Mirëpo, rreziku për përkeqësim të situatës i paralajmëruar nga ekspertët shëndetësor rezulton të jetë prezent në ditët në vijim. Sipas IKSHKP-së vetëm nga 6 dhjetori deri me 12 dhjetor janë shënuar mbi 6 mijë raste të gripit sezonal. Numri i rasteve me grip sezonal kalon 20 mijë raste. Simptomat e gripit sezonal dhe të variantit Omicron janë me simptomatologji të njëjtë. Pra, lodhje, dhimbje koke, dhimbje fyti, gërvishtje fyti. Dilemat e shumë qytetarëve sot që përballen me këto simptoma janë se a janë të prekur me grip sezonal apo të infektuar me variantin Omicron”,– ka deklaruar Haxhiu. 

LAJMI KRYESORNis Kuvendi i Kosovës/ Deputetët diskutojnë krizën energjitike, në rend dite 38 pika

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bekim haxhiu covid-19 ne kosove seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021 bekim haxhiu covid-19 ne kosove seance plenare ne kosove 24 dhjetor 2021

Sondazh

Poll