Bota

Tjetër tragjedi në ujërat greke, mbyten 3 anije brenda 24 orëve, dhjetëra të vdekur

24 Dhjetor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Tjetër tragjedi në ujërat greke, mbyten 3 anije brenda 24

GREQI – Një tjetër tragjedi është shënuar në brigjet greke, ku tre anije me emigrantë janë mbytur brenda 24 orëve. Sipas mediave greke, e para që u fundos ishte një varkë me vela në ishullin “Prasonisi”, ku në bord ndodheshin rreth 100 persona. Nga ta, mbi 90 mundën të shpëtonin e të shkonin me not deri në breg, për të kaluar më pas natën në ishull. Kjo anije, ishte duke lundruar nga Turqia në drejtim të Italisë. Janë shpëtuar 90 persona, 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, ndërsa hetimet në zonë vazhdojnë.

Ndërkohë, pasditen e së enjtes, në zonën e Gerolimenas, në Mani, është lokalizuar një varkë e dytë me vela me emigrantë, e cila u mbyt në një distancë të shkurtër nga ishulli. Roja Bregdetare transportoi 92 emigrantë në tokë (të gjithë burra, 54 të mitur, shumica nga Egjipti). Ekipet e shpëtimit raportuan se tre trafikantët braktisën varkën dhe u arratisën. Hetimet u kryen nga punonjës policie të grupit OPKE, të cilët i lokalizuan aty pranë. Të arrestuarit janë shtetas turq.

Ndërkohë, në Santorini, personeli i sigurisë dhe psikologët e Rojës Bregdetare po marrin dëshmi nga vetëm 13 të mbijetuarit e mbytjes së një anijeje një ditë më parë në jug të ishullit të Folegandros.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbytet anija ne greqi mbytet anija ne greqi

Sondazh

Poll