Aktualitet

VD-Terrori në lokalin në Lezhë, arrestohet bashkëpuntori i Ramazan Rrajës

24 Dhjetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
VD-Terrori në lokalin në Lezhë, arrestohet bashkëpuntori i

LEZHË– Ardit Luli, është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ndihmoi autorët të futeshin brenda lokalit në Zejmen një muaj më parë.

Luli akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të deputetit Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe dy të tjerëve Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, të cilët mësynë të armatosur dhe me maska në një lokal në Lezhë për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit me të cilin kishin një sherr.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lulit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak.  Në pranga përfundoi Ardit Luli, i cili akuzohet se pas ngjarjes së rëndë më 13 nëntor të 2021, ka fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia. Sot tre të rinjtë janë në kërkim nga policia, ndërsa dyshohet se janë larguar jashtë shtetit në drejtim të Dubait.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Sekuestrohen armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi, person me precedentë të theksuar kriminal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, si dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. L. mbante armë pa leje në banesë, në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. L., 21 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ky shtetas dyshohet si përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit A. L. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit luli rrahman rraja ardit luli rrahman rraja

Sondazh

Poll