Aktualitet

Vrasja e Can Karriçit/ I riu lëvizte i armatosur, duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’

24 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
Vrasja e Can Karriçit/ I riu lëvizte i armatosur, duhet të

TIRANË– Can Karriçi, viktima e atentatit të mbrëmjes së kaluar kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Viktima ishte nën masën e arrestit shtëpiak mirëpo ai nuk e ka respektuar këtë masë dhe ka lëvizur nga banesa. Po ashtu, 35-vjeçari qarkullonte me armë me vete nga frika për një sulm të mundshëm.

Karriqi u arrestua në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s, ku ju gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Kariçi u gjet brenda makinës së tij, rreth orës 20:00 mbrëmjen e kaluar. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i Kariçit! Makina e autorëve me targa të huaja, gjendet arma e krimit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet can kariçi vritet can kariçi

Sondazh

Poll