Aktualitet

Ndërron jetën shqiptari në Itali, përplaset me ‘Audi-n’ me murin e banesës

24 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Ndërron jetën shqiptari në Itali, përplaset me

ITALI– Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Novara të Italisë. Shqiptari i identifikuar si Arian Domi, la pas dy fëmijë të mitur. Ai ishte duke u kthyer në shtëpia pas punës në një kompani. “Audi” që po drejtonte shqiptari u përplas me murin e një shtëpie.

Goditja ishte fatale duke ndërruar jetë në vend. Një zyrtar i zonës u shpreh se Domi ishte punëtor dhe ishte integruar mirë në Itali.

“Ai ishte një punëtor dhe më vjen shumë keq për të, për gruan e tij dhe për dy fëmijët e vegjël që la pas, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Por ne do të përpiqemi t’i ndihmojmë ata” shkruan ai.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arian domi itali vdes shqiptari ne itali arian domi itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll