Aktualitet

Përfshihet nga flakët BMW e ish-futbollistit të Partizanit, digjet edhe Benzi pranë

24 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët BMW e ish-futbollistit të Partizanit,

BURREL – Dy automjete, përkatësisht një tip ‘BMW’ dhe një tip ‘Mercedes Benz’ janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në lagjen ‘Partizani’. Mësohet se mjeti i parë është në pronësi të Donald Mellungjës, ish-futbollistit të Partizanit, që është përfshirë nga flakët rreth orës 01:40 në një parkim dhe për pasojë, mori flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz” që ishte i parkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz “, që ishin të parkuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burrel digjet makina ish-futbollisti burrel digjet makina ish-futbollisti

Sondazh

Poll