Aktualitet

FOTO/ U ekzekutua me silenciator brenda makinës së tij, ky është Can Kariçi

24 Dhjetor 2021, 07:26 Nga DOSJA
FOTO/ U ekzekutua me silenciator brenda makinës së tij, ky

TIRANË- Personi në foto është Can Kariçi, 35-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e kaluar me silenciator në Kodër-Kamëz. Kariçi dyshohet se është ruajtur dhe më pas ekzekutuar me psitoletë sapo ka ndezur makinën në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Mësohet se viktima ka qenë me precedentë të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit.

Kariçi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Bathores, Kamëz dhe një person me precedentë penalë është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00. Kariçi ishte duke udhëtuar me makinën e tij të llojit “Volksëagen”, tip ‘Golf’ me targa gjermane në zonën e njohur si Kodër Kamëz në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në momentin që anash tij janë afruar atentatorët dhe e kanë qëlluar për vdekje.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can kariçi kamez vritet can kariçi can kariçi kamez vritet can kariçi

Sondazh

Poll