Sport

SUPERIORE/ Magani “deh” Teutën, Vllaznia bllokohet në një barazim ndaj Kukësit

23 Dhjetor 2021, 18:43 Nga DOSJA
SUPERIORE/ Magani “deh” Teutën, Vllaznia bllokohet në

SHQIPËRI- Java e 15-të e Kategorisë Superiore prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Egnatia që kishte 5 ndeshje rradhazi pa fitore, ia del ndaj Teutës të fitojë me shifrat 2-1. Rrogozhinasit falënderojnë VAR për golin e parë të Artur Maganit në minutën e 45′. Tek i dyti është Ivanovic i Teutës që ua dhuroi golin dhe Magani nuk fali, kurse Gorgiev nuk mundi t’ia ndryshonte fatet ndeshjes me golin e tij.

Vllaznia nuk ia doli të fitonte në shtëpi me Kukësin, edhe pse bëri një ndeshje mjaft të mirë. Ky duel përfundoi në barazim 1-1.Në “Loro Boriçi” Vllaznia shënoi e parë me Liridon Latifin dhe kishte disa mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Puntus ndëshkoi portierin dhe verilindorët morën një pikë, që i lë ata në vendin e dytë dhe Vllazninë e çon poshtë Laçit, në të katërtin pozicion në klasifikim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egnatia teuta egnatia teuta

Sondazh

Poll