Sport

Briken Calja konfirmohet kampion bote, testi antidoping negativ…

23 Dhjetor 2021, 15:49 Nga DOSJA

TIRANE Briken Calja konfirmohet kampion i botës në shkëputje dhe nënkampion i botës në shtytje dhe dygarësh në peshëngritje, në peshën deri 73 kg.

Këtë të enjte dolën rezultatet e testeve antidoping të kryera pas Botërorit të peshëngritjes të zhvilluar në Tashkent të Uzbekistanit, në fillim të këtij muaj. Dhe lajmi i mirë është që të gjithë sportistët shqiptarë rezultuan negativë në këto testet antidoping.

Kjo do të thotë se Briken Caljes i konfirmohen të 3 medaljet e fituara në këtë kampionat Botëror. Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën deri në 73 kg në këtë kampionat, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura, ndërsa në stilin e shtytjes dhe dygarësh fitoi medaljen e argjendtë me 186 kg në shtytje dhe 342 kg në dygarësh.

Vlen të kujtohet se Briken Calja në Lojërat Olimpike të Tokios vetëm për 1 kg në dygarësh humbi medaljen e bronztë, që do të ishte një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare përsa i përket pjesëmarrjeve olimpike.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport briken calja konfirmohet kampion i botës briken caljes i konfirmohen të 3 medaljet e fituara lojerat olimpike te tokios në lojërat olimpike të tokios revolta e kampionit briken calja briken calja konfirmohet kampion i botës briken caljes i konfirmohen të 3 medaljet e fituara lojerat olimpike te tokios në lojërat olimpike të tokios revolta e kampionit briken calja

Sondazh

Poll