Sport

Pep Guardiola konfirmon negociatat e avancuara mes Ferran Torres dhe Barçës…

23 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA

ANGLI – Në një konferencë për shtyp këtë të enjte, Pep Guardiola konfirmoi atë që ishte paralajmëruar prej disa javësh: Ferran Torres, sulmuesi spanjoll i Manchester Cityt, është shumë afër kalimit te Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror.

“Nuk është bërë zyrtarisht, e di që janë duke negociuar dhe janë afër. Kur klubi e shpall atë, është bërë”,- u tha Guardiola gazetarëve, duke shpjeguar gjithashtu se City nuk kishte në plan të nënshkruante një sulmues në janar për ta zëvendësuar atë.

Shumë pak i përdorur këtë sezon te City, ish-sulmuesi i Valencias, ka të ngjarë të kthehet në La Liga. “Ne nuk jemi një klub si të tjerët, ku lojtarët duan të largohen dhe ku pronari thotë ‘qëndroni’. Nëse duan të shkojnë, sepse mendojnë se do të jenë më të lumtur në një vend tjetër, duhet të shkojnë. Jam i lumtur për të”,- ka shtuar Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona blerjes verore të manchester cityt ferran torres ish-sulmuesi i valencias manchester cityt pep guardiola për trajnerin pep guardiola afër kalimit te barcelona blerjes verore të manchester cityt ferran torres ish-sulmuesi i valencias manchester cityt pep guardiola për trajnerin pep guardiola

Sondazh

Poll