Aktualitet

Pagat! Prokuroria heton 3 institucione, punonjësja që bëri ‘file’, 2 vjet në pension

23 Dhjetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Pagat! Prokuroria heton 3 institucione, punonjësja që bëri

TIRANË– Vazhdon skandali i publikimit të pagave të mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat! Pas publikimit të djeshëm të dosjes me të dhënat e pagave të muajit janar të vitit 2021, në rrjetet sociale, ka dalë edhe dosja me pagat e prillit. Edhe kjo e përpiluar nga ish-punonjësja e Drejtorisë së Tatimeve, Mimoza Seraj. Megjithatë nuk dihet mënyra sesi dokumenti me pagat është marrë për t’u shpërndarë më pas nëpër kanalet e rrjeteve sociale, si psh, “WhatsApp”.  

Përmes ‘userit’ të saj është krijuar ky file, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ajo personi që e ka publikuar listën, pasi vetë Mimoza Seraj rezulton se ka dalë në pension që në vitin 2019, por nuk dihet përse llogaria e saj ishte ende e aksesueshme në Drejtorinë e Tatimeve. Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet duke regjistruar zyrtarisht edhe procedimin penal, por paraprakisht mendohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Nën hetim janë tre institucione: KSHI, ISSH dhe të Drejtoria e Tatimeve.

Gjithashti vlen për t’u përmendur edhe fakti se lista nuk i përmban të gjitha pagat, e se shumë prej tyre janë modifikuar, më së fundmi më 6 prill 2021. Kjo pasi sipas sistemit të krijuar për mbrojtje të të dhënave, i aplikuar te Tatimet, asnjë prej inspektorëve të tatimeve nuk mund të shkarkojë më shumë se 1000 të dhëna në një veprim të vetëm.

Çka do të thotë që për krijimin e këtij dokumenti janë dashur disa muaj, ndërsa janë fshirë 60.000 mijë taksapagues të tjerë, për arsye që nuk dihen. Vetë kryeministri Edi Rama pretendon se e gjitha është për qëllime politike, duke fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa pretendon se bëhet fjalë për të njëjtën skemë, si ajo e patronazhistëve. Për skandalin me publikimin e pagave reagoi edhe presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike, ku numri një i shtetit kërkoi hetime, ndërsa PD kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Aksioni tek Tatimet/ Prokuroria vendos sekuestro mbi një kompjuter

Skandali i pagave / Prokuroria ngre grup hetimor, nis zyrtarisht hetimet

SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mimoza seraj skandali me pagat e qytetareve tirane edi rama mimoza seraj skandali me pagat e qytetareve tirane

Sondazh

Poll