Aktualitet

Patrulla e Përgjithshme, 726 aplikantë kryejnë fazën e dytë të testimit fizik

23 Dhjetor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Patrulla e Përgjithshme, 726 aplikantë kryejnë fazën e

TIRANË – 726 aplikantët e Patrullës së Përgjithshme kryen sot testimin e dytë. Në ambjentet e repartit “RENEA” në Yzberisht, kandidatët u testuan për vrapimin, kapërcimin e pengesave, etj. duke përmbyllur kështu fazën e dytë të testimit për t’u bërë pjesë e forcave të rendit.

Policia e Shtetit inkurajon të rejat e të rinjtë që të aplikojnë sa herë që Policia hap testime, pasi kontributi i tyre është i domosdoshëm në rritjen e performancës së Policisë së Shtetit dhe të cilësisë së shërbimit për qytetarët.

 

Në fillim të këtij muaji, 759 persona kryen provimin teorik (fazën e parë) në Pallatin e Kongreseve për të shërbyer në Patrullën e Përgjithshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet patrulla e pergjithshme policia e shtetit patrulla e pergjithshme policia e shtetit

Sondazh

Poll