Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, automjeti del nga rruga, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

23 Dhjetor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Aksident në Gjirokastër, automjeti del nga rruga, lëndohen

GJIROKASTËR – Dy persona janë lënduar pasi automjeti që ata udhëtonin doli nga aksi rrugor Valare-Kakoz në qarkun e Gjirokastrës. Të lënduarit I.SH., 50 vjeç dhe A.D., 52 vjeç janë dërguar në spitalin e qytetit për mjekim dhe për fatin e mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për verifikimin e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor rural Valare-Kakoz, mjeti tip “Audi” ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi  A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër,  të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gjirokastër makina del nga rruga aksident në gjirokastër makina del nga rruga

Sondazh

Poll