Aktualitet

SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

23 Dhjetor 2021, 11:36 Nga DOSJA
SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të

TIRANË– Fajtor për publikimin e mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, kryeministri Edi Rama ka bërë paraardhësin e tij, Sali Berisha, edhe pse në asnjë moment nuk e përmendi me emër. Në një konferencë për mediat, së bashku me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, Rama ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës hetim të të gjithë përfshirëve në skandal, duke hedhur dyshime se e gjitha është bërë për të destabilizuar vendin.

Po ashtu, numri një i qeverisë ka kërkuar ndjesë për daljen e të dhënave të pagave të mbi 637 mijë punonjësve, duke paralajmëruar se kjo mund të mos jetë ngjarja e fundit, duke e krahasuar edhe me atë të patronazhistëve. Pa mbaruar fjalën, në rrjet u publikua edhe lista e pagave për muajin prill të vitit 2021, “file” me të dhëna që është përpiluar nga ish-punonjësja e Tatimeve, Mimoza Seraj.

Pasi kërkoi edhe njëherë ndjesë për skandalin, Rama nuk u ndal ndaj sulmeve politike duke ngulur këmbë se të dhënat ishin nxjerrë nga infiltrimi i brendshëm, duke fajësuar ata që cilëson si ‘bravaxhinj dhe çelsaxhinj’, për të hequr vëmendjen nga situata që është krijuar në Partinë Demokratike. Për të shtyuar dyshimet, Rama hodhi dyshime lidhur me faktin që të gjitha informacionet u publikuan tani. Ndërsa Karçanaj në fjalën e saj, mohoi që të dhënat kishin dalë nga e-Albania, duke paralajmëruar një sistem të “block-chain”, i cili do të lërë gjurmë në sistemet e administratës, për të shmangur skandale të ngjashme. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Nga vijnë sulmet? Rama & drejtoresha e AKSHI: E pamundur të identifikohet, blejnë IP

Rama: Sistemi i Tatimeve është i vjetër, AKSHI ka përgjegjësi, në SHBA dolën sekrete

Rama: Baza e pagave ka dalë në ‘Tik Tok’ muaj më parë, pse u përdor tani?

Rama ‘tallet’ me skandalin e pagave: Rroga ime dhe e Fevziut nuk dilte, interesante

Rama për Berishën: Shoqërohet nga dikush për të shqyer një derë, kriminel me damkë

VD-Rama për patronazhistët: E mora me shaka, qesha

SKANDALI/ Rama: Kërkohet hetim i thellë me ekspertë, do pyeten të gjithë

Justifikohet Rama: Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera të mëdha!

Paralajmëron rrjedhje të tjera! Rama thirrje prokurorisë: Hetoni

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me gazetaret 23 dhjetor 2021 skandali me pagat e qytetareve edi rama rama me gazetaret 23 dhjetor 2021 skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll