Aktualitet

Qëlloi me çifte në ajër, 36-vjeçari në Pogradec përfundon në pranga

23 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Qëlloi me çifte në ajër, 36-vjeçari në

KORÇË – Një 36-vjeçar u arrestua nga forcat e rendit në Pogradec pasi qëlloi me çifte në ajër në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Buçimas. Policia konstatoi se personi me inicialet K.H. nuk kishte leje për përdorimin e armës. Ai u denoncua nga banorët e fshatit.

Tashmë, i arrestuari do të gjykohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armëmbajtje pa leje në korçë armëmbajtje pa leje në korçë

Sondazh

Poll