Politike

VD-SKANDALI/ Rama: Kërkohet hetim i thellë me ekspertë, do pyeten të gjithë

23 Dhjetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
VD-SKANDALI/ Rama: Kërkohet hetim i thellë me ekspertë, do pyeten

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se AKSHI do të bashkëpunojë me kompaninë ‘General Jones’ për të hetuar skandalin e rrjedhjes së pagave. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama tha se kjo çështje kërkon një hetim të thellë me ekspertë të fushës. Më tej, ai tha se do të merren në pyetje të gjitha inspektorët që kanë akses në këtë sistem.


Në të njëjtën kohë kam ardhur këtu me drejtoreshën e AKSHI-t. Këto dy aspekte nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Thënë kjo, siç thashë edhe më parë, ne jemi të ekspozuar siç janë të gjithë. AKSHI funksionon me tre shtylla; programimin; kërkimin shkencore dhe përballet me sulme kibenetike që nuk bëhen publike por janë në protokollet e AKSHI. DO bashkëpunojmë me kompaninë e “General Jones” dhe është e përfshirë në mbrojtjen kibernetike të OST dhe KESH. Ndërkohë që përforcimi i këtyre mureve mbrojtëse, në këtë rast është e rëndësishme që të bëhet një hetim i thellë me ekspertë të fushës dhe të thirren e të pyeten të gjithe inspektorët që kanë akses në sistem. Duke qenë se sistemi lë gjurmë në çdo ndërhyrje dhe nuk dallohen gjurmë, mundësia e infiltrimit dhe shftyrëzimit kriminal është shumë e lartë, që do të thotë se kemi të bëjmë me faktorin njerëzor.’- u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(K.M/a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama skandali me pagat e qytetareve edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll