Bota

Kreu i Presidencës boshnjake, Komshiç: Po s’e ndalët ‘grabitësin’ serb, e bëj vetë!

23 Dhjetor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Kreu i Presidencës boshnjake, Komshiç: Po s’e ndalët

BOSNJE-HUNGARI / Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç ka deklaruar se nëse të huajt nuk e ndalojnë anëtarin serb presidencës trepalëshe, Milorad Dodik, të cilin ai e quan “grabitës”, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse atë ta ndalojë ai vetë.

Komshiç e tha këtë në një intervistë për Radio Sarajevën, duke komentuar edhe mbështetjen që Dodik e gjen te kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ai tha se deklaratat e Kryeministrit hungarez kundër myslimanëve boshnjakë janë fashiste dhe e kthejnë Evropën në vitet 1930 dhe 1940. Komshiç vlerësoi se “qëndrime të tilla janë më shumë problem i Evropës në tërësi sesa myslimanët në Bosnjë”.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik kërcënoi hapur të mërkurën se do ta ndalojë punën e organeve gjyqësore shtetërore në territorin e Republika Srpskas dhe se ligjet e RS do të miratohen brenda një muaji për t’i legalizuar përpjekjet e para konkrete për shkëputjen nga Bosnja.

Ai konfirmoi se politika e tij nuk ka shumë mbështetës në Evropë, por vlerësoi kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilin e quajti “një burrë shteti i rëndësishëm evropian” dhe “vizionar”, ndërsa tha se RS do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie miqësore me Hungarinë.

Marrë nga nezavisne.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota milorad dodik viktor orban zheljko komshic milorad dodik viktor orban zheljko komshic

Sondazh

Poll