Politike

Ndalimi i protestuesve, Vokshi: Arrestimi ishte i paligjshëm, përshëndesim vendimin

23 Dhjetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Ndalimi i protestuesve, Vokshi: Arrestimi ishte i paligjshëm,

TIRANË– Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme detyrim paraqitje për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb. E pranishme në seancë në mbështetje të tyre ishte edhe Albana Vokshi, e cila tha jashtë Gjykatës se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, ndërsa paralajmëroi vijimin e protestave.


“Qëndrimin e gjykatës e përshëndesim, por arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova për arrestimin e dy qytetarëve. Hetimi të jetë objektiv dhe të mos marrin urdhra nga Rama. Të dy qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e rithemeluar kanë shprehur me anë të gjestit të tyre, protestën ndaj mini-shengenit dhe planet famëkeqe të Ramës. Shqiptarëve të Preshevës s’u lejohet përdorimi i flamujve shqiptarë dhe analistë të Kosovës merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama arreston protestuesit. Duam t’i bëjmë me dije Ramës, protestat nuk do të ndalen. Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Lulzim Basha është thjesht një deputet. Vendimi u ratifikua nga 44 mijë demokratë” tha Vokshi.

LAJMI KRYESOR: Dogjën flamujt serb në protestë! Lirohen dy personat, Vokshi: Arrestimi i paligjshëm

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll