Sport

FSHF investon për rikonstruksionin e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe tri fushave te reja

23 Dhjetor 2021, 12:06 Nga DOSJA

TIRANE Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që së fundmi ka marrë përsipër të ndërhyjë në disa stadiume të vendit.

Përmirësimi i infrastrukturës do të sillte pa dyshim një futboll më të mirë, si edhe më shumë fëmijë në këtë lojë kaq popullore, për të cilët dy ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori vendimin historik për t’i siguruar të gjithë futbollistëve nga mosha U-7 deri në moshën U-19 bazën materiale, një investim rreth 1 milionë euro në vit.

Destinacioni” i radhës i FSHF-së është stadiumi “Roza Haxhiu” i qytetit të Lushnjes. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, anëtarët morën vendimin dhe dhanë dritën jeshile për të rikonstruktuar fushën e këtij stadiumi së shpejti, përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral.

Gjithashtu, FSHF-ja nuk do të investojë vetëm në fushën e stadiumit, por edhe në tri fusha të tjera të reja, që do të jenë me bar artificial, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir, ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet deri në moshën 13 vjeçare dhe aktivitetet sportive të shkollave,– njofton zyra e shtypit e FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se donacionet e fshf-se federatës shqiptare të futbollit komiteti ekzekutiv i fshf-se komitetit ekzekutiv nga mosha u-7 deri në moshën u-19 bazën materiale stadiumi “roza haxhiu” asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se donacionet e fshf-se federatës shqiptare të futbollit komiteti ekzekutiv i fshf-se komitetit ekzekutiv nga mosha u-7 deri në moshën u-19 bazën materiale stadiumi “roza haxhiu”

Sondazh

Poll