Sport

Covid-19 “gjunjëzon” Premier League/ Nuk ka “Boxing Day”, shtyhen ndeshjet e…

23 Dhjetor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Covid-19 “gjunjëzon” Premier League/ Nuk ka “Boxing

ANGLI-Ndeshjet e Premier League, Liverpool-Leeds dhe ëolves-Watford, që ishin programuar që të zhvilloheshin në datë 26 dhjetor (“Boxing Day”) janë shtyrë për shkak të Covidid.

Covid-19 vijon të jetë një shqetësim i madh për Premier League. Dy takimet e javës së 19-të programuar të zhvilloheshin më datë 26 dhjetor (“Boxing Day”) janë shtyrë për shkak të virusit. Liverpool-Leeds dhe Wolves-watford nuk do të luhen.

Bordi i Premier League u mblodh të enjten paradite dhe vendosi që të pranojë kërkesat e klubeve.”Leeds nuk ka mjaftueshëm lojtarë për të luajtur ndeshjen e radhës, si pasojë e dëmtimeve dhe infektimeve me Covid, ndërsa Watford gjithashtu nuk ka mjaftueshëm lojtarë në dispozicion për të zhvilluar ndeshjen, për shkak të shpërthimit të një vatre covidi”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Premier League.

 

? The Liverpool vs Leeds and Wolves vs Watford Premier League matches on Boxing Day have been postponed due to Covid-19 cases.

— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 23, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool premier league watford liverpool premier league watford

Sondazh

Poll