Sport

Presidenti i Burnley: “Të pavaksinuarit? Ata mund të zgjedhin një profesion tjetër”

23 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Presidenti i Burnley: “Të pavaksinuarit? Ata mund të zgjedhin

ANGLI – Lojtarët e pavaksinuar “mund të zgjedhin një karrierë tjetër”, sipas Alan Pace, president i Burnley, klubi i renditur aktualisht i 18-ti në Premier League, me tre ndeshje më pak. Duke folur me Andy Bayes, redaktorin sportiv të BBC Radio të Lancashire, presidenti tha, se ai nuk do t’ua impononte vullnetin e tij lojtarëve, duke shtuar se zgjedhja e tyre personale ndikon te njerëzit e tjerë.

“Këto janë zgjedhje personale për këdo dhe unë kurrë nuk do të guxoja t’ia imponoj vullnetin tim dikujt tjetër, – thotë ai për ata që vendosin të mos vaksinohen kundër Covid-19. – Megjithatë, ata nuk mund të rrezikojë gjithë të tjerët. Nëse ata zgjedhin të mos vaksinohen, atëherë mund t’u duhet të zgjedhin një karrierë tjetër.

Liria për të zgjedhur diçka të ndryshme, – përfundon Pace, – nuk do të thotë se ju keni të drejtë të bëni diçka që nuk është në interesin më të mirë të gjithë të tjerëve”.

Në ditën e fundit të kampionatit anglez, gjashtë ndeshje u shtynë për shkak të disa shpërthimeve të koronavirusit në ekipe. Ndeshja e Burnley-t të shtunën ndaj Aston Villa u shty vetëm disa orë para fillimit. Chelsea, për shembull, kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes së së dielës kundër Wolverhampton, por ishte refuzuar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alan pace champions dhe premier league ish-drejtori i parë ekzekutiv i premier league premier league president i burnley alan pace champions dhe premier league ish-drejtori i parë ekzekutiv i premier league premier league president i burnley

Sondazh

Poll