Sport

Renditja e FIFA-s: Kombëtarja e Shqipërisë nuk lëviz, e 66-ta si në vitin 2020…

23 Dhjetor 2021, 12:41 Nga DOSJA

ZVICER – Si përherë, FIFA nuk ka harruar dhe ka publikuar edhe renditjen e muajit dhjetor për të gjithë anëtarët e saj. Kuqezinjtë e Shqipërisë janë renditur në vendin e 66-të, ndërkohë që “dardanët” e Kosovës janë pozicionuar të 111-tët.

Kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja në këtë pozicion është renditur edhe vitin 2020. Pesë herë Shqipëria ka qenë në pozicionin e 66-të gjatë vitit 2021, ndërsa pozicionin më të mirë e pati në shtator, kur u ngjit e 63-të në renditjen e FIFA-s. Pozicioni më i dobët ishte ai i muajit gusht, kur Shqipëria u pozicionua e 69-të.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2020, që e kishte mbyllur në vendin e 117-të. Në shtator “dardanët” arritën të ishin në vend të 109-të, por kanë patur rënie në muajt prill dhe maj (vendi i 120).

Sakaq, renditjen e FIFA-s e kryeson sërish Belgjika, që për të katërtin vit radhazi e mbyll në krye këtë renditje të veçantë. Podiumin e plotësojnë Brazili dhe Franca, ndërsa pas tyre renditen Anglia, Argjentina dhe Italia.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “dardanët” e kosovës janë pozicionuar të 111-tët janë renditur në vendin e 66-të kombetarja e kosoves kombetarja e shqiperise kuqezinjte e shqiperise “dardanët” e kosovës janë pozicionuar të 111-tët janë renditur në vendin e 66-të kombetarja e kosoves kombetarja e shqiperise kuqezinjte e shqiperise

Sondazh

Poll