Sport

Fiorentina: francezi Ikoné erdhi, është në Firence për ekzaminimet mjekësore…

23 Dhjetor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Fiorentina: francezi Ikoné erdhi, është në Firence

ITALI – Viti i Ri po vjen ‘vjollcë’. Fiorentina po operon me vendosmëri paraprakisht. Sot në mëngjes, Jonathan Ikoné u ul, siç ishte planifikuar, në aeroportin ‘Peretola’, një lojtar që do të mbërrijë nga Lille për një shifër prej rreth 15 milionë euro, plus disa bonuse dhe një përqindje për rishitjen e ardhshme.

Fiorentina deri tani, paraprakisht ka gjetur anësorin sulmues, që ishte aq i dobishëm në rotacionin e lojtarëve dhe që do të ndihmojë Vlahovicin në fazën e dytë.

Skuadra nga Firence kishte kohë që kërkonte një lojtar në atë zonë të fushës dhe zgjedhjet e para kanë qenë gjithmonë dy: Berardi dhe Ikoné. Duke marrë parasysh çmimin shumë të lartë të kartonit të lojtarit të Sassuolos dhe moshën e re të Ikoné (datëlindja ’98), ‘Violët’ e mbyllën me francezin e Lille.

Kështu tani tifozët po mendojnë për treshen titullare të sulmit, që do të hyjë në fushë në fazën e dytë me synim një kualifikim europian. Vlahovic në qendër, Ikoné dhe Nico Gonzalez në anët, me Sottil, Saponara dhe Callejon, gati për të dhënë një dorë nga pankina. Jo keq.

Ikoné zbarkoi mëngjesin e sotëm rreth orës 9.30 në Firence dhe pritet një ditë ekzaminimesh mjekësore përpara se të kthehet në shtëpi, ku do të kalojë pushimet e Krishtlindjeve. Dita e parë reale me Fiorentinën do të jetë 29 dhjetori, data e rifillimit te stervitjes. Kur të hapet ‘dritarja e transferimeve’, ai do të jetë në gjendje të regjistrohet në të gjitha aspektet dhe ndoshta do të jetë në stol që më 6 janar kundër Udineses në ndeshjen e parë të kthimit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport do të jetë fiorentina fiorentina frank riberi tek fiorentina vlahovic në qendër do të jetë fiorentina fiorentina frank riberi tek fiorentina vlahovic në qendër

Sondazh

Poll