Sport

Derbi ‘bllokon’ kryeqytetin. Policia merr masa: ndalon qarkullimin në disa rrugë…

23 Dhjetor 2021, 11:22 Nga DOSJA

TIRANE Policia ka njoftuar masat e marra në kuadër të derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, i cili do të zhvillohet sot, në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”. Nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Njoftimi për masat e policisë së Tiranës

Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana dhe Partizani, që do zhvillohet më datë 23.12.2021, në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Tiranës: Nga Teatri i Operas dhe Baletit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima” – stadiumi.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport banderolat në derbin tirana partizani biletat e derbit derbi kryeqytetas derbit të kryeqytetit në orën 19:45 në stadiumin “air albania” partizani-tirana policia e tiranes banderolat në derbin tirana partizani biletat e derbit derbi kryeqytetas derbit të kryeqytetit në orën 19:45 në stadiumin “air albania” partizani-tirana policia e tiranes

Sondazh

Poll