Bota

FOTO / Atentat në Stokholm! Vdes kreu i bandës, autori e priti në hollin e hotelit

23 Dhjetor 2021, 08:18 Nga DOSJA

STOKHOLM – Një 34-vjeçar është qëlluar për vdekje në mes të ditës në qendër të Stokholmit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në hotelin në lagjen “Kungsholmen” ku i pajetë ka mbetur kapo i një grupi të njohur kriminal.

Sipas mediave suedeze, viktima është një emër i njohur për policinë, ndërsa sipas informacioneve të gazetës kryesore “Dagens Nyheter”, viktima ishte drejtuesi i rrjetit kriminal të njohur me emrin ‘Östberga’, i cili prej vitesh është në konflikt me një bandë tjetër. Dy nga vëllezërit e kreut të bandës ishin vrarë gjithashtu gjatë viteve të fundit.

Autori mësohet se e ka pritur viktimën e tij në hollin e hotelit. Autori u ul i qetë me një laptop në prehër dhe një çantë pranë tij. Kur objektivi i tij doli nga ashensori, vrasësi i është afruar viktimës me armën e tij dhe sipas dëshmitarëve, ka tërhequr disa herë këmbëzën. Më pas ai u arratis me një biçikletë elektrike.

Suedia ka pasur një problem të madh me krimin e shfrenuar të bandave për një kohë të gjatë. Konfliktet mes shumë rrjeteve të ndryshme ndodhin në qytetet e mëdha të Stokholmit, Goteborgut dhe Malmos, por edhe në vende më të vogla.

Marrë nga dn.se

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota atentat ne stokholm bande kriminel stokholm vdes kreu i bandes atentat ne stokholm bande kriminel stokholm vdes kreu i bandes

Sondazh

Poll