Bota

Albulena Haxhiu përplaset me deputetin e LDK-së: Mirë kemi bërë që ju kemi rrëzuar

23 Dhjetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu përplaset me deputetin e LDK-së: Mirë kemi

KOSOVË- Në Komisionin për Legjislacion, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po raportonte marrëveshjen me Danimarkën, ka filluar një debat mes saj dhe deputetit të LDK-së, Driton Selamanaj. Gazeta express shkruan se përplasja ka ndodhur pasi, Selamanaj ka thënë se Danimarka është një nga shtetet hezituese për liberlizimin e vizave për Kosovën dhe një marrëveshje me të nuk është e duhur.

“Mos harroni që shteti danez është një nga shtetet hezituese për liberalizimin e vizave për Kosovën, për shkak të vërejtjeve që ka në sundimin e ligjit në Kosovë. Holanda, Franca dhe Danimarka. Po të kërkoni …kam informata më shumë se ju sepse kam qenë përgjegjës për integrime evropiane”, -ka thënë Selmanaj.

Pas kësaj deklarate, Haxhiu i është kthyer duke i thënë që të mos bëjë shaka.

“Mos bëj shaka Driton”,- i tha Haxhiu.

‘Rri serioz sepse unë jam politikan këtu, përfaqësoj parti politike dhe nuk jam person teknik që i përmbushi dhe i plotësoj dëshirat juve. Unë kam mendimet e mia dhe po i them mendimet e mia. Ministrja tha se kur kam qenë unë në Qeverinë Kurti 1, i ka vendos kontaktet e para. Jemi rrëzu…Nejse kanë ndodh procese politike dhe besoj që kemi bërë mirë. E morët edhe ju shpejt, as 5 muaj, ne të paktën 8-9 muaj e shtymë. Këtu jemi, gjatë kena me qenë….është maratonë kjo”,  ka deklaruar Selmanaj.-i është kthyer Selmanaj.

Ndërkohë Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar marrëveshje për lëshimin e 300 qelive me qira. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për një periudhe dhjetë vjeçare, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu danimarka merr me qira 300 qeli burgu ne kosove driton selamanaj albulena haxhiu danimarka merr me qira 300 qeli burgu ne kosove driton selamanaj

Sondazh

Poll