Politike

“S’është e korruptuar”, PD mbështet kandidaturën e ish-zv/kryeministres në BSH

22 Dhjetor 2021, 16:52 Nga DOSJA
“S’është e korruptuar”, PD mbështet

TIRANË – Kandidatura e ish-zv/kryeministres Senida Mesi për njërën nga dy vakancat në Këshillin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë u mbështet nga mazhoranca dhe opozita. Në emër të dy palëve në Komisionin e Ekonomisë folën deputetët Pranvera Resuli (PS) dhe Arbi Agalliu (PD). Deputeti demokrat vlerësoi aspektin profesional, akademik dhe politik të Mesit. Ai nënvizoi se Senida Mesi u nxor jashtë nga politika pasi nuk është e korruptuar.

Unë nuk kam asnjë kompleks për të vlerësuar integritetin profesional dhe moral të zonjës Mesi. Zonja Mesi si profesioniste në sistemin Bankar, e kam njohur gjatë periudhës që unë kam qenë në sistemin Bankar dhe kam konsideratën më të lartë për të si profesioniste. Gjithashtu një person që plotëson dhe kriterin eksperiencës akademike, ku mbikëqyrja është e rëndësishme të ketë njerëz që vijnë edhe nga akademia, sepse politikat për të cilat banka qëndrore kujdeset kanë domosdoshmërinë të njohin si pikëpamjen teorike dhe atë praktike. Patjetër nëse këtyre të dyjave i shtojmë dhe eksperiencën në administratën publike apo në parlament si përfaqësuese e Shkodrës, e bëjnë të ketë një lloj stature të denjë për të qenë pjesë e kësaj për të cilën zonja po kandidon. Patjetër që nuk është turp të vish nga politika dhe është vlerë, por shpeshherë politika e ka baltosur profesionistin, shpeshherë politika ka edhe njerëz të korruptuar që kanë abuzuar, por unë besoj që zonja Mesi prandaj u hoq nga politika sepse nuk ishte pjesë e kësaj skeme, por kjo është diskutim tjetër”, tha deputeti Agallii,

Vlerësime pozitive për ish-zv/kryeministren dha dhe deputetja socialiste Resuli.

“Duke qenë se jeni një njohëse e mirë e politikave fiskale dhe monetare, nëse ju do ishit pjesë e Bordit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk do merrni me vete bindjen apo opinionin politik , por do merrni me vete njohuritë tuaja, në fushën e politikës fiskale, të cilat krahas backgroundit tuaj akademik janë shtuar, si pjesë e eksperiencës suaj edhe në komisionin e ekonomisë dhe si pjesë e ekzekutivit”, u shpreh deputetja socialiste Resuli.

Partia Demokratike ka mbështetur dy kandidaturat e ish-ministrit socialist Anastas Angjeli dhe asaj të Senida Mesit.

Në Komisionin e Ekonomisë do të prezantohen gjithsej 17 kandidatë për njërin nga vendet e anëtarit të Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë. Ditën e djeshme u prezantuan 7 emra.

SHIKO DHE KËTË:

Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës në BSH! 17 kandidatë, mes tyre ish-zv.kryeministrja

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbi agalliu banka e shqipërisë komisioni i ekonomise 22 dhjetor 2021 senida mesi arbi agalliu banka e shqipërisë komisioni i ekonomise 22 dhjetor 2021 senida mesi

Sondazh

Poll