Politike

Skandali me pagat! Ministria e Financave: S’ka asnjë eksport të databazës

22 Dhjetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Skandali me pagat! Ministria e Financave: S’ka asnjë eksport të

TIRANË-Ministria e Financave ka hedhur poshtë listën që po qarkullon në rrjetet sociale për pagën e qytetarëve. Në reagimi zyrtar ata bëjnë të ditur se analizat paraprake tregojnë se s’ka asnjë eksport të databazës së pagave për janar-prill 2021. Sipas tyre, dokumenti ilegal është bashkim i disa copave të ndryshme.

Ministria bën të ditur se po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Shqipërisë.

REAGIMI I MINISTRISË SE FINANCAVE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “WhatsApp”. Nisin hetimet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll