Politike

Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës në BSH! 17 kandidatë, mes tyre ish-zv.kryeministrja

22 Dhjetor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës në BSH! 17

TIRANË– Në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar ditën e sotme seanca e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Edvin Libohova, Elvin Meka, Senida Mesi, Indrit Banka, Durim Kraja, Manuela Tanzani dhe Marta Muço janë 8 kandidatët e vetëofruar për 2 pozicionet vakante, të cilët bënë prezantimin në Komisionin e Ekonimisë. Kandidatura e Libohovës u mbështet edhe nga deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili një ditë më parë i dha mbështetjen e tij edhe kandidaturës së Anastas Angjelit.


Në mesin e kandidatëve ishte dhe zëvendës kryeministrja Senida Mesi, e cila prezantoi veten e saj në profesionin e ekonomistes.

“Kënaqësia është e imja, pavarësisht se në një anë tjetër të tavolinës, ndihem i privilegjuar që mu dha mundësia të prezantohem dhe për karrierën time si një ekonomiste, bankiere në karrierë pedagoge e jashtme prej shumë vitesh dhe më pas në 2 pozicionet e fundit deri në shtator të këtij viti si anëtare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe për më pak se 2 vite zv.kryeministre”, tha Mesi.

Në total janë 17 kandidatë për të 2 vende në këshillin mbikëqyrës, ndërsa dje u prezantuan 7 prej tyre. Prezantimi i tyre do të vijojë dhe në ditët në vijim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ekonomise 22 dhjetor 2021 senida mesi komisioni i ekonomise 22 dhjetor 2021 senida mesi

Sondazh

Poll