Politike

SHIFRAT- Balluku më e paguara ndër ministra, merrte më shumë se zv.kryeministri

22 Dhjetor 2021, 15:17 Nga DOSJA
SHIFRAT- Balluku më e paguara ndër ministra, merrte më shumë

TIRANË– Dalin pagat e ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al me pagat e thuajse 1 milionë qytetarëve, rezulton se ministrat e kabintetit të kryeministrit Edi Rama nuk paguhen njësoj. Më e paguara ndër ministret është ajo e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila merr 194.600.00 mijë lekë të vjetra çdo muaj për shërbimet e saj në kabinet.

Madje ka një pagë më të lartë se ajo e ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit, i cili tashmë mban vetëm postin e deputetit, paguhej 187.610.00 lekë të vjetra. Ndërsa të gjithë ministrat e tjerë shënonin në konton e tyre bankare çdo muaj shumën prej 174.760.00 lekëve. Megjithatë është e paqartë se përse kanë paga të ndryshme, kur kryejnë të njëjtin funksion; atë të ministrit.

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “WhatsApp”. Nisin hetimet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku skandali me pagat e qytetareve belinda balluku skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll