Politike

VD-Basha: I kemi gati të gjithë skenarët, ta dinë bosët e krimit apo ushtarët e tyre

21 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
VD-Basha: I kemi gati të gjithë skenarët, ta dinë bosët

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, liderin historik të PD-së Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, duke i quajtur ‘Trekëndëshi i Bermudës’, Basha tha se ata duhet ta dinë mirë që ai i ka gati skenarët për çdo rast sulmi ndaj selisë së PD-së. Gjithashtu, Basha u bëri thirrje autoriteteve që të veprojnë ndaj atyre që sulmojnë PD-në. 


“Le ta dinë Edi Rama, Sali Berisha, oligarkët, bosët e krimit apo ushtarët e tyre që vijnë vërdallë, janë në mbikëqyrjen tonë dhe jo vetëm, nuk na intimidojnë dhe nuk i pret fati që i premton Sali Berisha, Edi Rama apo dikush tjetër nga Trekëndëshi i Bermudës që i ka pasur dikur rekrutë dhe që mund t’i dërgojë si pjesë e pjesë e skenarëve deztabilizues për opozitën dhe Shqipërinë. PD i ka gati të gjitha skenarët për t’iu përballur me këtë situatë, autoritet të veprojnë për pjesëmarrësit kriminelë,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha u largua nga selia e PD, Basha del në konferencë për gazetarët

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021

Sondazh

Poll