Aktualitet

Testi i drogës përjashton policen e parë nga detyra, nën hetim një tjetër

21 Dhjetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Testi i drogës përjashton policen e parë nga detyra, nën

TIRANË– Kur ka kaluar vetëm një muaj nga nisja e kryerjes së testit të drogës te efektivët e Policisë, është marrë masa e shkarkimit nga detyra për një punonjëse pranë Drejtorisë së Elbasanit, e cila rezultoi përdoruese e kokainës. Tv Klan shkruan se aktualisht strukturat përkatëse, pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv i cili është nën hetim administrativ.

Këta nuk janë efektivët e vetëm që kanë rezultuar përdorues droge. Një numër i konsiderueshëm punonjësish në disa komisariate të vendit rezultuan të ishin pozitivë, thënë ndryshe, përdorues droge në bazë të atesteve.

Rezultatet u kundërshtuan nga shumë efektivë, duke bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të deklaronte se do të kryheshin kontrolle të imtësishme.  Në bazë të ligjit, pas një testi pozitiv, është Drejtoria e Standardeve që nis ecurinë disiplinore deri në vërtetimin ose jo që punonjësi i policisë është përdorues droge.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll