Aktualitet

Tentuan t’i iknin policisë, 3 shqiptarë kapen në Itali pasi u gjenden 3 kg drogë

21 Dhjetor 2021, 19:21 Nga DOSJA
Tentuan t’i iknin policisë, 3 shqiptarë kapen në Itali pasi

ITALI – 3 shtetas shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane në Krotone teksa u kapën me 3 kg heroinë në makinë në përpjekje për t’i ndjekjes së policisë. Mediat italiane raportojnë se të tre po udhëtonin me një makinë të madhe në aksin 106 Jonica. Me të parë një patrullë policie, ata kanë shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes nga forcat e rendit.

Automjeti ndoqi drejtimin veriut. Forcat karabiniere reaguan në kohë duke sinjalizuar patrullat e tjera dhe arritën të ndalonin automjetin. Gjatë kontrollit u konstatua se ata kishin fshehur brenda makinës 3 kg heroinë, e cila ishte vendosur në pako të ndryshme.

Të tre personat janë dërguar në burgun e Katanxaros.

Marrë nga “Il Crotonese”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare ne itali droge ne itali arrestohen 3 shqiptare ne itali droge ne itali

Sondazh

Poll