Politike

VD-Dauti theu derën e PD-së, Basha: Të arrestohet, do i dërgojmë Anglisë informacion

21 Dhjetor 2021, 14:03 Nga DOSJA
VD-Dauti theu derën e PD-së, Basha: Të arrestohet, do i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar arrestimin e të riut të identifikuar si Fatjon Dauti, i cili shkelmoi sot derën e selisë së Partisë Demokratike. Përpara gazetarëve, Basha tha se ai është një person që kërkohet nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar, por që në Shqipëri qarkullon i lirë. Basha kërkoi që prokuroria ta arrestonte, ndërsa shtoi se gjithashtu do të depozitonte informacion në zyrën britanike. 

“Në vend të merremi me vjedhjen e shekullit, sot po merremi prap me Sali Berishën. Nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false e personale po zbrazet në dyert e PD-së i shoqëruar nga njerëz me precedentë penalë. Në praninë e një familjari të tij, Fatjon Dautaj i skeduar dhe i kërkuar nga policia, shkelmoi dyert. Informacioni do t’i paraqitet zyrës britanike. Hyrja e dhunshme në zyra ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës. PD i ka të gjitha mundësitë të mbrojte integritetin e institucionit nëse dikush mund ta i kërkojmë prokurorisë ta arrestojë në flagrancë. Ajo që ka ndodhur sot është që një ish-deputet është futur me ndihmën e kriminelëve dhe të skeduarve nga Anglia për të shfokusuar vëmendjen nga e vetmja që ne jemi fokusuar,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha u largua nga selia e PD, Basha del në konferencë për gazetarët

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021

Sondazh

Poll