Politike

VD-Ftesa për deputetët! Berisha: Kushdo që e ndjen veten të lirë të na bashkohet

21 Dhjetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
VD-Ftesa për deputetët! Berisha: Kushdo që e ndjen veten të

TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një ftesë të gjithë deputetëve të PD-së që t’i bashkohet. Gjatë konferencës për mediat nga selia e PD-së, Berisha u shpreh se çdo deputet që e ndjen veten të lirë dhe jo të lidhur me interesa të ndryshme mund të vijnë në grupin e tij dhe të marrin vendimet e duhura.


Ftoj çdo deputet të PD-së që e ndien veten deputet të kësaj force politike dhe jo të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit, nga e gjitha ajo që është zgjedhur deputet dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie, dhe politike ndaj atyre që kanë derdhur djersë për mandatin e asaj apo kësaj force. Do të gjejë një Parti Demokratike nga ajo që ka ekzistuar gjatë këtyre muajve, do të gjejë një parti të anëtarëve të lirë dhe i mirëpres ato.‘- u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR:Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha do shkarkohet!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll