Sport

Disiplina bën shembull Ramadan Ndreun, kthehet në mbylljen e sezonit

21 Dhjetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Disiplina bën shembull Ramadan Ndreun, kthehet në mbylljen e sezonit

TIRANE – Disiplina vijon me dënime të ashpra për lojtarët dhe drejtuesit e klubeve që kanë shkelur rregullat në javën e 14 të Abbisnet Superiore.

Në një njoftim të FSHF, bëhen me dija të gjitha shkeljet ku më së shumti dënim më të rëndë ka marrë Zyrtatri i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, i cili për sulm ndaj kundërshtarit u pezullua me 12 ndeshje.

Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #ramadanndreu disiplina kastrioti skenderbeu #ramadanndreu disiplina kastrioti skenderbeu

Sondazh

Poll