Sport

Jorginho përfundimisht negativ, kthehet në stërvitjen me Chelsean

21 Dhjetor 2021, 16:33 Nga DOSJA

ANGLI – Testet PCR të kryera te Chelsea të hënën, zbuluan se Jorginho, në fund të fundit nuk ishte pozitiv me Covid-19.

Mesfushori italian (30 vjeç) kishte humbur takimin e kësaj fundjave në fushën e Wolverhampton (0-0). Trajneri i ‘bluve’, Thomas Tuchel tha, se ai “e kishte lënë jashtë sepse nuk ishte e qartë nëse mesfushori italian ishte pozitiv apo negativ”.

Pas një testi negativ të kryer në fillim të javës, Jorginho, mundi të rikthehej në stërvitje të hënën, në ditë e lindjes së tij. Edhe Chelsea ishte përpjekur të shtynte ndeshjen kundër Wolves, dhe trajneri gjerman, duke zbuluar se në organikën e skuadrës kishte “shtatë” raste me Covid. Atij iu desh të përballej me një grup prej vetëm 6 zëvendësuesish, përfshirë dy portierë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea kampione e europa league chelsea kundër manchester city testet pcr të kryera te chelsea chelsea kampione e europa league chelsea kundër manchester city testet pcr të kryera te chelsea

Sondazh

Poll