Aktualitet

VD-Open Balkan/Rama FTON tre shtetet: Greqinë, Italinë dhe Hungarinë i duam në samit

21 Dhjetor 2021, 12:43 Nga DOSJA
VD-Open Balkan/Rama FTON tre shtetet: Greqinë, Italinë dhe

TIRANË – Rama u shpreh gjatë konferencës se Ballkani i Hapur është vetëm fillimi i bashkëpunimit mes vendeve tona, ndërsa deklaroi se në samitin e ardhshëm dëshiron të ketën edhe Greqinë, Italinë dhe Hungarinë.


“Më lini t’ju them këtë duke qenë se kjo është e drejtpërdrejtë. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendeve tona. Le ta nis me Ballkanin e Hapur. Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan ta ndjekin këtë nismë apo që të ketë sukses. Kur thonë se kjo është alternativë ndaj BE, apo të kthehesh në të shkuarën të krijosh Jugosllavinë. Dua ta them në shqip, para se të mësoj serbisht unë, do mësoj gjermanisht. Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim sepse duhet të përgatitemi mirë. Në samitin vijues duam në të kemi Greqinë, Italinë dhe Hungarinë. Kemi kuptuar se nuk mjafton për njerëzit tanë që të kenë tregëti të lirë njëjtë si në BE.”, tha Rama.

(E.H-A.B/Dosja.al)

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll