Aktualitet

Mashtruan italianin dhe i vodhën makinën, arrestohet i dënuari për tentativë vrasjeje, në kërkim 42-vjeçari (Video)

24 Qershor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Mashtruan italianin dhe i vodhën makinën, arrestohet i dënuari

TIRANË– Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një 42-vjeçar është shpallur në kërkim.

Dosja.al mëson se 27-vjeçari i identifikuar si Endrit Sina, së bashku me 42-vjeçarin kishin mashtruar një shtetas italian dhe i kishin vjedhur makinën tip “Alfa Romeo”.

Kështu pas denoncimit të shtetasit italian, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur policia është vënë në kërkim të automjetit të vjedhur.

Sina, që rezulton edhe i dënuar më parë për tentativë vrasjeje u pikas në në rrugën “Bilal Golemi” teksa lëvizte me automjetin e shtetasit italian.

27-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën nga automjeti por më pas arriti të arrestohej. Policia ka sekuestruar makinën tip “Alfa Romeo” dhe armën e zjarrit tip “TT”.

Pas shoqërimit të Sinës, është zbardhur skema e mashtrimit dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari me inicialet E.P..

Të dy shtetasit akuzohen për “Mashtrim në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftim i policisë Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Vihet në pranga 27 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” mbetur në tentativë.

Shpallet në kërkim edhe 42 vjeçari që mashtroi shtetasin italian duke i marrë makinën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit  shtetasi E. P, i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri  Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë  për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njënjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari arrestohet i denuari per tentative vrasjeje endrit sina mashtrimi ndaj italianit arrestohet 27 vjecari arrestohet i denuari per tentative vrasjeje endrit sina mashtrimi ndaj italianit

Sondazh

Poll