Aktualitet

Korsitë e biçikletave, makthi i bizneseve në Tiranë, si po pengon xhiron nisma e bashkisë Tiranë

23 Qershor 2019, 19:22 Nga DOSJA
Korsitë e biçikletave, makthi i bizneseve në Tiranë, si po

E njoftuar verën e shkuar, nisma e bashkisë Tiranë për të ofruar një korsi të dedikuar për biçikleta, krahas asaj për makina po kthehet në bumerang për qytetarët. Biznese të shumta që operojnë në katet e para përkrah me korsitë e biçikletave ankohen se korsitë po pengojnë klientët që të hyjnë në dyqanet e tyre.

Dosja.al kontaktoi disa dyqane që ndodhen pranë Stadiumit Dinamo, të cilët “off record”, thonë se përveçse të padobishme në këtë zonë ku qarkullojnë makina e jo biçikleta, prej muajsh kanë probleme me klientët të cilët largohen nga zona për një dyqan tjetër. “Klientët nuk vijnë tek dyqani im, sapo shohin që nuk ka mundësi parkimi, ata ecin më tutje për të gjetur një dyqan ku mund të ndalojnë për të blerë atë që iu duhet”, tha një shitës për Dosja.al.

Ndërkohë situata është shqetësuese edhe në zona të tjera në Tiranë, si rruga e Elbasanit, Lapraka apo rruga e Kavajës. Nisma e Bashkise më shumë se ndihmë për qytetarët po kthehet një makth për bizneset. Dosja.al do e ndjekë hap pas hapi këtë çështje dhe denoncimet e bizneseve që janë të prekur direkt nga kjo ndërhyrje në insfrastrukturë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korsite e bicikletave nisma e bashkise tirane korsite e bicikletave nisma e bashkise tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2019, 15:55

Aksident në Shkodër- Velipojë, 1 i plagosur

SHKODËR– Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në fshatin Bërd...