Aktualitet

Vettingu/ Seanca dëgjimore për kandidaten e Kushtetueses, Panajoti s’justifikon një apartament

24 Qershor 2019, 08:41 Nga DOSJA
Vettingu/ Seanca dëgjimore për kandidaten e Kushtetueses, Panajoti

TIRANË– Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për të zhvilluar seancën dëgjimore të Vettingut.

Trupa gjykuese që do ta vlerësojë gjyqtaren në tre shtyllat e Vettingut është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Sipas hetimeve të ILDKPK-së, gjyqtarja Panajoti ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë së saj. Por pavarësisht rezultateve të ILDKPK-së, KPK ka bërë hetime të pavararura në të tre shtyllat e Vettingut.

Si pasuri të saj, Panajoti rezulton se ka: një truall në Korçë, dhe dy troje të tjerë bashkë me familjen. Gjithashtu ajo ka një shtëpi banimi në Gjirokastër dhe makinë me vlerë 9500 € dhe dy apartamente 104 m2 dhe 64 m2 në Tiranë. Sipas hetimeve të KPK-së, Panajoti ka pamjaftueshmëri burimesh për apartamentin 104 m2.

Sa i përket aftësisë profesionale, në hetimet e KPK-së, rezulton se ndaj gjyqtares Panajoti ka 11 denoncime nga publiku. Megjithatë sipas DSIK, Panajoti është e aftë si gjyqtare.

Panajoti është kandidate për Gjykatën Kushtetuse, e cila prej kohësh ka mbetur vetëm me një anëtar dhe ka dalë jashtë funksionit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes gjykata kushtetuese kpk regleta panajoti vetting gjykata e tiranes gjykata kushtetuese kpk regleta panajoti vetting

Sondazh

Poll