Aktualitet

Intervista e Bufit nga Kisha, Mitropolia e Shenjtë deklarantë urgjente: Ky është një Sakrilegj, të mos përsëritet

23 Qershor 2019, 17:50 Nga DOSJA
Intervista e Bufit nga Kisha, Mitropolia e Shenjtë deklarantë

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka reaguar me anë të një deklaratë pasi Majlinda Bufi dha një intervistë nga ambjentet e një Kishe, intervistë e cila u puclikua në ERTV.

Në deklaratë shkruhet se përdorimi i ambjenteteve fetare për motive politike është një Sakrilegj.

Më tej theksohet se një veprim i tillë përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambjentet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.

Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,”- shprehet Mitropolia e Shenjtë.

Reagime ka patur pasi kandidati i PS-së për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, zhvilloi fushatë elektorale në një prej Kishave të zonës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet intervistenga kisha majlinda bufi intervistenga kisha majlinda bufi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2019, 15:55

Aksident në Shkodër- Velipojë, 1 i plagosur

SHKODËR– Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në fshatin Bërd...