Aktualitet

Qeveria miraton një ligj të ri për ndihmën ekonomike, ja si do të përcaktohen përfituesit

23 Qershor 2019, 20:28 Nga DOSJA
Qeveria miraton një ligj të ri për ndihmën ekonomike, ja si

Ndihma ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe bonusi i bebeve, do jepen përmes një ligji krejtësisht të ri për asistencën sociale i cili është miratuar nga qeveria dhe që pritet të kalojë për diskutime në parlament. Përfituesit e ndihmës ekonomike nuk do të përcaktohen nga këshillat bashkiake por nga shërbimi social shtetëror.

Aplikimi për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet tek administratori shoqëror, në njësinë administrative, nën juridiksionin e së cilës kërkuesi ka vendbanimin. Kriteret, procedura dhe dokumentacioni për përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe masa e përfitimit të saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Administratorët shoqërorë në njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë të identifikojnë familjet dhe individët në nevojë dhe t’i ftojnë e t’i informojnë për aplikim për ndihmë ekonomike.

Ndërkohe Këshillat bashkiakë mund të miratojnë ndihmë ekonomike për familjet që janë përjashtuar nga sistemi i pikëzimit, duke u bazuar në vlerësimet e bëra admistratori shoqëror.

Përfitimi i pagesës së aftësisë së kufizuar bëhet në bazë të vendimit të komisioneve të posaçme mjekësore, ndërsa bonusi i bebeve do të jepet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Ministrave.

Skema e re e ndihmës ekonomike e bazuar në një sistem pikëzimi filloi zbatimin në gjithë vendin në janar 2018. Në total janë mbi 51 800 familje dhe individë që kanë marrë asistencë sociale vitin që shkoi, kurse numri i personave me aftësi të kufizuar ishte 43704.

Marrë nga Top-Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndihma ekonomike qeveria shqiptare ndihma ekonomike qeveria shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2019, 15:55

Aksident në Shkodër- Velipojë, 1 i plagosur

SHKODËR– Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në fshatin Bërd...